Telegrafi

Ukraina thotë se ka rrëzuar më shumë se 540 dronë të prodhuar nga Irani që nga shtatori

Ushtria ukrainase tha të mërkurën se ka rrëzuar më shumë se 540 drone Shahed që nga shtatori i vitit të kaluar dhe rrreth 500 raketa lundrimi.

“Gjatë dy orëve të para të natës të këtij viti, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 100 për qind të dronëve, përkatësisht 84 njësi”, sipas Qendrës Ushtarake Mediatike të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur këto shifra.

Të hënën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendoi se Rusia po planifikon një fushatë të zgjatur sulmesh me drone Shahed për të shterë Ukrainën. /Telegrafi/