Tre kilometra katrorë të tjerë territori janë çliruar rreth Bakhmutit, ka pohuar ministria e mbrojtjes e Ukrainës.
Hanna Maliar, zëvendësministrja e mbrojtjes, tha se forcat ukrainase kishin arritur të rimarrë tokën në rajonin e Donetsk gjatë javës së kaluar, përcjell Telegrafi.
Në total, Ukraina thotë se ka çliruar 40 kilometra katrorë rreth qytetit të rrënuar të Bakhmutit.
Qyteti ishte fokusi i luftimeve intensive midis forcave ukrainase dhe ushtarëve pro-rusë për muaj të tërë.
Dhe Ukraina ka bërë një shtytje sërish drejt Bakhmutit si pjesë e kundërofensive të saj.
Zonja Maliar tha se përparimi i Ukrainës është penguar nga fushat e shumta të minuara dhe fortifikimet e forta ruse. /Telegrafi/