Forcat e armatosura të Ukrainës kanë çliruar më shumë se 600 vendbanime nga pushtimi rus gjatë muajit të kaluar, duke përfshirë 75 në rajonin shumë strategjik Kherson, tha Ministria e Ukrainës për Riintegrimin e Territoreve të Pushtuara të Përkohshme.
Rreth 502 vendbanime janë çliruar në rajonin verilindor të Kharkivit, ku forcat ukrainase muajin e kaluar përparuan thellë në linjat ruse, tha ministria të enjten vonë, transmeton Telegrafi.
Ministria tha se 43 vendbanime u çliruan në rajonin e Donetsk dhe shtatë në rajonin e Luhansk.
Nuk kishte asnjë konfirmim të menjëhershëm nga ushtria e Ukrainës ose nga zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskiy dhe Guardian nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur raportet e fushëbetejës.
“Zona e territoreve të çliruara të Ukrainës është rritur ndjeshëm”, tha ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit. /Telegrafi/