Telegrafi

Ukrainasit thonë se kanë bërë përparime në dy fusha

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës pretendoi se trupat e tyre bënë përparime në Zaporizhzhia perëndimore dhe në zonat perëndimore Donetsk-Zaporizhia.

Pas atyre në Berdyansk dhe Melitopol, forcat ukrainase thonë se sërish fituan terren kundrejt rusëve.

Rusia nuk i ka adresuar ende pretendimet, raporton skynews.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW), institut me bazë në SHBA, sugjeron se trupat ruse po “ruajnë pozicionet” në pjesën jugore të zonës, pavarësisht pretendimeve se forcat ruse ishin tërhequr plotësisht nga zona.

Lexo po ashtu Ukraina është vendi më i minuar në botë, thotë ministri i Mbrojtjes

ISW tha se “nuk kishte vërejtur konfirmim se forcat ruse janë tërhequr plotësisht nga Urozhaine dhe duket se ata po mbajnë pozicionet të paktën në pjesën jugore të vendbanimit”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/