Ukraina po përgatitej të premten që Bjellorusia t’i bashkohej agresionit vdekjeprurës rus – me zyrtarët që paralajmëruan se trupat mund të kalonin kufirin brenda disa orëve.
Alarmi nga Qendra për Komunikime Strategjike e qeverisë ukrainase pasoi një takim në Moskë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe liderit bjellorus, Alexander Lukashenko, shkruan New York Post, përcjell Telegrafi.
“Sipas të dhënave paraprake, trupat bjelloruse mund të zhvendosen në një agresion më 11 mars në orën 21:00”, ka thënë qendra në një deklaratë.
Bjellorusia është një aleat rus që e lejoi Moskën të vendosë rreth 30,000 trupa në kufirin e saj me Ukrainën përpara fillimit të agresionit më 24 shkurt. /Telegrafi/