Telegrafi

Ukraina do të prodhojë pajisje ushtarake me disa vende të NATO-s

Ukraina do të prodhojë pajisje ushtarake dhe armë të rënda me të paktën gjashtë vende të NATO-s, transmeton Telegrafi.

Ndër vendet me të cilat janë lidhur marrëveshjet janë sikurse Polonia, Republika Çeke, Franca, Danimarka dhe disa të tjera, për punën me të cilat nuk pritet të zbulohen të dhënat.

Ndryshe, tashmë janë bërë gati nëntë muaj prej se ka filluar konflikti Rusi-Ukrainë, kur presidenti rus Vladimir Putin, nisi atë që ai e quajti “operacion special ushtarak”.

Shumë vende perëndimore i dolën në ndihmë Ukrainës duke e pajisur me pajisje ushtarake. /Telegrafi/