Site icon Telegrafi

Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?

Vendet e Bashkimit Evropian thonë se kanë arritur një marrëveshje për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse për të ofruar mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

27-vendet e BE-së po mbajnë rreth 210 miliardë euro në asete të bankës qendrore ruse, shumica e tyre të ngrira në Belgjikë, si hakmarrje për luftën e Moskës kundër Ukrainës.

Ai vlerëson se interesi për ato para mund të sigurojë rreth tre miliardë euro çdo vit, raporton skynews.

Lexo po ashtu Dhjetëra mijëra rusë që ikën në Turqi, detyrohen të largohen nga vendi

Selia e BE-së tha se 90 për qind e parave do të futeshin në një fond special të njohur si Lehtësia Evropiane e Paqes që shumë vende të BE-së tashmë e përdorin për blerjen e armëve dhe municioneve për Ukrainën ndërsa 10 për qind e tjera do të futeshin në buxhetin e BE-së.

Këto para do të ndihmonin për të forcuar industrinë e mbrojtjes të Ukrainës ose për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, nëse disa vende kundërshtojnë përdorimin e pjesës së tyre për qëllime ushtarake.

Një grup i vogël shtetesh anëtare, veçanërisht Hungaria, refuzojnë të furnizojnë me armë Ukrainën. /Telegrafi/

Exit mobile version