Telegrafi

Ukraina do të marrë gjatë verës gjashtë aeroplanët e parë luftarakë F-16, njëzet të tjerë deri në fund të vitit

Ukraina do t’i marrë gjashtë aeroplanët luftarakë F-16 nga partnerët perëndimorë këtë verë dhe njëzet të tjerë deri në fund të vitit 2024.

Siç raporton Ukraina Pravda, procesi i dërgimit të aeroplanëve ushtarakë në Ukrainë ishte ngadalësuar shkaku i mungesës së pjesëve rezervë dhe pengesave gjuhësore midis pilotëve ukrainas dhe instruktorëve të tyre të huaj.

Njerëzit që merren me këtë çështje janë veçanërisht të shqetësuar për mungesën e aeroporteve në Ukrainë, pasi janë të ekspozuar ndaj sulmeve ruse.

Sipas një prej burimeve, Ukraina ka të ngjarë të jetë në gjendje të vendosë një skuadrilje F-16 që varion nga 15 deri në 24 aeroplanë. Një tjetër zëdhënës i agjencisë tha se Kievi pret të marrë 6 F-16 këtë verë dhe 20 deri në fund të vitit.

Thirrjet për F-16 kanë ngritur shqetësime për mundësinë e dërgimit të aeroplanit në Ukrainë. Një oficer i lartë i NATO-s identifikoi tre shqetësime kryesore për planifikuesit e shpërndarjes së F-16.

Së pari, aeroplanët duhet të modifikohen sipas misionit të tyre, si zbulimi ose luftimi. Së dyti, Ukrainës i mungojnë disa fusha ajrore të gjata dhe me cilësi të lartë të nevojshme për F-16, si dhe strehimore mbrojtëse nga sulmet ruse. Së treti, logjistika e mbështetjes së aeroplanëve është komplekse nga nevoja për zëvendësim të komponentëve te mirëmbajtja e deri te gjetja e inxhinierëve.

Një tjetër përfaqësues i NATO-s vuri në dukje se Ukraina po përpiqet të arrijë brenda pak muajsh atë që zakonisht zgjat tre deri në katër vjet. /Telegrafi/