Telegrafi

Ukraina synon “rraskapitjen” e trupave ruse në qytetin lindor të Bakhmut

Kievi ka ndarë sot detaje të strategjisë së tij për qytetin lindor të Bakhmut, duke thënë se synon “rraskapitjen” e trupave ruse në këtë rajon.

Qyteti, në rajonin e Donetskut, është përballur me muaj të tërë luftimesh të ashpra, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe gjenerali Oleksandr Syrskyi, komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, ka thënë se Kievi do të vazhdojë të shkaktojë humbje të mëdha në forcat ruse.

Moska e sheh pushtimin e Bakhmutit si jetike për përpjekjet e saj për të vendosur kontroll të plotë mbi rajonin industrial të Donbasit në Ukrainën lindore.

Lexo po ashtu Gjermania dërgon tanket Leopard “të shumëpritura” në Ukrainë

“Ata nuk ndalen së përpjekuri për të rrethuar dhe pushtuar qytetin”, ka thënë Syrskyi.

“Nga sot, detyra jonë kryesore është të rraskapitim forcat dërrmuese të armikut dhe t’u shkaktojmë atyre humbje të mëdha”.

“Do të krijojmë kushtet e nevojshme për të ndihmuar në çlirimin e tokës ukrainase dhe për të përshpejtuar fitoren tonë”.

Syrskyi ka takuar trupat pranë vijës së frontit, ndërsa Ukraina përgatitet për një kundërofensivë të mundshme pas 13 muajsh lufte.

Ai tha të hënën se mbrojtja e Bakhmutit ishte një domosdoshmëri ushtarake. /Telegrafi/