Telegrafi

Ukraina sulmon me predha llogoret ku fshihen ushtarët rusë

Ukraina ka publikuar pamjet ku përmes dronëve sulmon llogoret ku fshihen ushtarët rusë.

Pamjet e shpërndara në rrjetin social Twitter tregojnë së paku tre lokacione në vijat e frontit ku forcat ukrainase hedhin predha përmes dronit në vendndodhjen e ushtarëve rusë, transmeton Telegrafi.

Ndonëse, po tentonin t’ju iknin predhave, rusët nuk ia arritën ta bëjnë këtë, pasi së paku një prej tyre u pa duke u endur vërdallë llogoreve.

Operacioni besohet të jetë kryer nga Brigada e 72-të e Mekanizuar e forcave ukrainase.

Nuk dihet saktësisht se në cilën zonë janë kapur pamjet. /Telegrafi/