Telegrafi

Ukraina sulmon një urë në Krime

Mediet ruse raportojnë për tre ose katër shpërthime në urën Chongar në Krime.

Një foto e publikuar në Telegram pretendon se tregon një nga shpërthimet, raprton Sky News, përcjell Telegrafi.

Sergey Aksyonov, udhëheqësi i instaluar nga Rusia për Krime, thotë se Ukraina e ka sulmuar urën me raketa.

“Armiku nisi një sulm me raketa në zonën e urës Chongar në veri të Krimesë”, tha ai në Telegram.

Ai tha se derisa shumica e raketave u rrëzuan, njëra arriti objektivin e saj.

“Ka dëmtime në shtratin e rrugës së urës automobilistike, tashmë kanë filluar punimet për riparim. Nuk ka viktima”.

Ukraina goditi në qershor të njëjtën urë, e cila është një nga disa lidhjet midis Krimesë dhe Ukrainës kontinentale.

Kjo vjen pas një sulmi me dron detar në një cisternë pranë urës Kerç, që lidh Krimenë me Ukrainën. /Telegrafi/