Këto pamje të publikuara nga brigada e Tretë Sulmuese e Ukrainës thuhet se tregojnë momentin kur trupat ukrainase sulmojnë me artileri forcat ruse pranë Bakhmutit.
Forcat ruse janë parë duke u strehuar në shtëpi të dëmtuara përpara se të goditeshin nga forcat ukrainase, transmeton Telegrafi.
Videoja fillimisht nis me së paku tetë ushtarë rus që ecnin rresht, dhe në një moment po nxitonin të fshiheshin brenda objekteve.
Pas disa momenteve Ukraina i godet ato objekte me artileri siç vërehet nga shkalla e shpërthimit.
Bakhmuti është qyteti ku janë zhvilluar luftimet me të përgjakshme prej kur ka filluar lufta në Ukrainë. /Telegrafi/