Forcat ukrainase sulmuan aeroportin ushtarak Morozovsk në rajonin e Rostovit të Rusisë, duke goditur me sukses depon e municioneve që ruanin bomba, mes armëve të tjera, konfirmoi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Informacioni rreth shkatërrimit të aeroplanëve rusë dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore është ende duke u verifikuar, tha Shtabi i Përgjithshëm.
Ukraina gjithashtu goditi gjatë natës depot e naftës në rajonet Belgorod, Rostov dhe Kursk, shkruan kyivindepent.
The General Staff of the Armed Forces of #Ukraine confirms a strike on #Morozovsk airfield in the #Rostov region in #Russia.
“A hit on ammunition depots, including guided aerial bombs, has been confirmed. Information on the damage to enemy air defense systems and aircraft is… pic.twitter.com/TjeCYUhDUI
— NEXTA (@nexta_tv) August 3, 2024
Ministria ruse e Mbrojtjes më herët pretendoi se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar 75 dronë gjatë natës mbi rajonet Rostov, Kursk, Belgorod, Orel, Ryazan dhe Voronezh, si dhe mbi Detin Azov dhe Krasnodar Krai.
Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha se dronët sulmuan një depo nafte në Belgorod Oblast ndërsa në Rostov Oblast, shpërthime u regjistruan pranë aeroportit Morozovsk dhe një depo nafte.
Forcat ukrainase kryejnë rregullisht sulme me dronë dhe akte sabotuese në territorin rus, duke synuar të minojnë makinën luftarake të Rusisë dhe burimet e financimit të saj.
Baza ajrore Morozovsk ka qenë më parë në shënjestër të Ukrainës. Një burim brenda agjencisë së inteligjencës ukrainase i tha Kyiv Independent në muajin prill se gjashtë aeroplanë luftarakë të stacionuar në aeroport ishin shkatërruar në një sulm të Ukrainës. /Telegrafi/
JUST IN: Russian airbase in Morozovsk, Rostov hit by large explosions pic.twitter.com/QgtTdyIfWz
— BNO News (@BNONews) August 3, 2024