Telegrafi

Ukraina sulmoi një depo të mortajave ruse, shkakton një shpërthim të municioneve

Ushtria e Ukrainës po vazhdon sulmet ndaj caqeve ruse.

Kësaj here forcat ukrainase kanë shkatërruar një depo mortajash të rusëve duke shkaktuar shpërthim të municioneve brenda, transmeton Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, këto pamje u publikuan nga Brigada e 60-të e Mekanizuar e Veçantë. Nuk dihet se në cilën zonë kanë ndodhur sulmet.

Ukraina është duke luftuar me forcat ruse në pjesën lindore të vendit. /Telegrafi/