Site icon Telegrafi

“Ukraina sulmoi Beogradin” – televizioni rus “ia huqi” derisa raportoi për sulmet në Belgorod

Televizioni shtetëror rus bëri një gabim gjatë raportimit për sulmet ukrainase në qytetin rus të Belgorodit.

Derisa televizioni rus jepte lajmin për sulmin në Belgorod, gazetarja në deskun e lajmeve tha se sulmi kishte ndodhur në Beograd; njëherësh kryeqyteti i Serbisë, transmeton Telegrafi.

Kur moderatorja prezantonte kronikën, në prapavijë transmetoheshin pamjet e sulmeve në qytetin Belgorod; derisa ajo indikonte se “Ukraina sulmoi Beogradin”.

Belgorodi në fakt, është një qytet në pjesën jugperëndimore të Rusisë, në kufi me Ukrainën. Distanca mes Belgorodit dhe Kharkivit (qytetit ukrainas) është 80 kilometra.

Ukraina kreu një mori të sulmeve në Belgorod si shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve që kreu Rusia një ditë më parë.

Lexo po ashtu Ukraina i hakmerret Rusisë - kryen sulme vdekjeprurëse brenda territorit rus

Ushtria e Ukraina, sipas njoftimit, tha se kishte për synim infrastrukturën ushtarake dhe deklaroi se Rusia kishte dështuar që me mbrojtjen e saj ajrore të mbronte civilët.

Të vdekur nga këto sulme në Belgorod mbetën të vrarë rreth 18 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version