Site icon Telegrafi

Ukraina shlyen të kaluarën sovjetike, heq 1320 statujat e Leninit

Ukraina vitin e kaluar ka hequr 1320 statuja të ish liderit sovjetik komunist, Vladimir Lenin, të cilat ndodheshin nga epoka e ish-Bashkimit Sovjetik.

Instituti ukrainas i Përkujtimit Kombëtar, ka njoftuar se edhe 51,500 rrugëve të kësaj epoke u është ndërruar emri, në përpjekje për ta shlyer të kaluarën komuniste, transmeton KosovaPress.

Ukraina ishte njëra nga republikat sovjetike, e cila ka paguar faturat më të mëdha, pasi në territorin e saj ka ndodhur shpërthimi i centralit bërthamor, ka pasur shumë përndjekje dhe pushkatime të ukrainasve si pasojë e ndikimit rus, ndërsa edhe tani Ukraina është në luftë me Rusinë, pas aneksimit të territorit të saj nga Rusia.

Exit mobile version