Telegrafi

Ukraina shkatërron tankun rus të tipit T-90 gjatë një sulmi në Kherson

Forcat ukrainase kanë shkatërruar tankun rus të tipit T-90 gjatë një sulmi me dron pranë Khersonit.

Pamjet e publikuara në internet tregojnë momentin kur tanku i rusëve shpërthen në flakë, transmeton Telegrafi.

Sulmi besohet se u krye me dronin ukrainas të tipit FPV.

Ukraina po vazhdon sulmet ndaj caqeve ruse, derisa luftimet më të ashpra janë zhvilluar në qytetin e Bakhmutit prej kur ka filluar lufta. /Telegrafi/