Telegrafi

Ukraina shkatërron tankun rus afër Bakhmutit

Një tank rus u neutralizua nga forcat ukrainase pranë qytetit të Bakhmutit, sipas pamjeve të publikuara nga The Sun.

Nga ajo çfarë mund të shihet përmes videos është se ky mjet luftarak rus po operonte në një zonë të banuar, transmeton Telegrafi.

Forcat ukrainase e kanë filluar javë më parë kundër-ofensivën e tyre, mirëpo e kanë pasur të vështirë të bëjnë avancime të mëdha.

SHBA-ja, të premten tha se do ta furnizojë Ukrainën me municione thërrmuese.