Telegrafi

Ukraina shkatërron një tank modern rus

Një video e ndarë në rrjetet sociale tregon atë që duket si shkatërrimi i një tanku modern rus i tipit T-90M.

Ndonëse, kishin tentuar ta fshehin tankun nën tokë nga dronët e Ukrainës, ushtria ruse nuk ia kishte dalë mbanë, transmeton Telegrafi.

Ushtria e Ukrainës siç shihet lëshoi disa predha në drejtim të tankut përmes dronëve për ta shkatërruar.

Pamjet siç shihet janë xhiruar në një fushë të hapur. /Telegrafi/