Ky është momenti kur Ukraina shkatërron me dronin e saj kamikaz një automjet luftarak të këmbësorisë ruse.
Këto pamjet u publikuan nga Brigada e 36-të e Marinës së Forcave të Armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Automjeti luftarak rus shpërthen në flakë pas goditjes me dronin ukrainas.
Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruara pamjet. /Telegrafi/