Ky është momenti kur droni kamikaz ukrainas shkatërroi tankun rus që po ikte nga vija e frontit e luftimeve.
Pamjet u publikuan nga Brigada e 47-të e Mekanizuar e Veçantë e Forcave të Armatosura të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Siç raportohet, tanku i blinduar rus i tipit T-90 ishte duke lëvizur nëpër një pistë dheu në rajonin e Zaporizhia-s.
Pas disa çasteve, tanku rus shpërtheu kur u sulmua nga droni kamikaz i ukrainasve. /Telegrafi/