Raketa TOS-1A LANSER quhet shpesh një flakëhedhëse e rëndë.
E gjithë kjo për shkak të municionit specifik termobarik që lëshon, i cili është efektiv kundër pozicioneve mbrojtëse të vështira për t’u fortifikuar.
“Luftëtarët nga Brigada e 93-të e Mekanizuar shkatërruan një tjetër flakëhedhës të rëndë rus TOS-1A Solntsepyok duke përdorur një dron të shikimit të natës FPV”, thuhet në mesazhin në platformën X.
Nuk është bërë e ditur se kur dhe ku ka ndodhur sulmi i forcave ukrainase ndaj atyre ruse.
Vlera e një sistemi të tillë llogaritet të jetë deri në 6.5 milionë dollarë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/
The warriors from the 93rd Mechanized Brigade destroyed another "no-analogue" russian TOS-1A Solntsepyok heavy flamethrower system with the use of a night-vision FPV drone. pic.twitter.com/lS22jAGa8o
— Defense of Ukraine (@DefenceU) May 7, 2024