Ukraina thotë se ka çliruar tre fshatrat e para gjatë një kundërofensive, të gjitha në juglindje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, forcat e Kievit postuan pamje që thuhet se tregonin ushtarët duke ngritur flamurin ukrainas në një ndërtesë të bombarduar në Blahodatne dhe Neskuchne, rajoni i Donetsk.
Fshati tjetër në jug, Makarivka, ishte gjithashtu “de-pushtuar” pasi trupat ukrainase përparuan 300 deri në 1500 metra në dy drejtime, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes, Hanna Maliar.
I’m glued to the screen, watching Ukrainian flags rising.
Neskuchne 🇺🇦
Makarivka 🇺🇦
Blahodatne 🇺🇦 pic.twitter.com/XPEGE35Bsa— Maria Avdeeva (@maria_avdv) June 11, 2023
“Ne po shohim rezultatet e para të veprimeve kundërsulmuese, rezultate të lokalizuara”, ka thënë Valeryi Shershen, zëdhënës për sektorin ushtarak të Ukrainës Tavria.
“Asnjë pozicion nuk është humbur në drejtimet ku forcat tona janë në mbrojtje”, shtoi ai.
BREAKING:
The Ukrainian Army has liberated the village of Blahodatne.
The Ukrainian flag is back!
— Visegrád 24 (@visegrad24) June 11, 2023
Megjithatë, Sky News shkruan se nuk është në gjendje të verifikojë këto raporte në fushën e betejës.
Sipas mediumit në fjalë, luftimet e ashpra vazhdojnë sot në pikat e nxehta të vijës së parë, me rreth 25 beteja që zhvillohen pranë Avdiivka dhe Maryinka, gjithashtu në Donetsk; pranë qytetit lindor të Bakhmut; dhe pranë Bilohorivka në rajonin e Luhanskut, tha shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. /Telegrafi/