Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka shprehur vendosmërinë e tij për të përballuar rritjen e agresionit rus me përdorimin e teknologjisë dhe prodhimin e armatimeve vendase.
Këtë e ka bërë duke njoftuar se Ukraina po “rrit prodhimin e dronëve” dhe armëve të tjera përballë sulmeve në rritje ruse.
Zelensky, tha se “gjithçka është e nevojshme në fushën e betejës për të shpëtuar jetë përmes fuqisë së teknologjisë”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Në një postim në rrjete sociale, ai deklaroi se lufta tregoi se teknologjia është një “mbrojtje efektive kundër agresionit” dhe i falënderoi të gjithë ata që kontribuojnë në mbrojtjen e tokave të Ukrainës.
This war shows that technology on the battlefield is an effective defense against aggression in the modern world. Each month, more companies and developers introduce new solutions to effectively counter the enemy.
Ukraine is ramping up the production of drones, certain types of… pic.twitter.com/jxEJouFXXp
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 1, 2024
Bëhet e ditur se Kievi ka rritur prodhimin e dronëve dhe llojeve të caktuara të armëve.
Përveç kësaj, ky angazhim përfshin edhe prodhimin e municioneve dhe pajisjeve të nevojshme për të përforcuar kapacitetet e mbrojtjes së Ukrainës. /Telegrafi/