Ukraina ka rrëzuar 20 dronët që Rusia i nisi gjatë natës për në Kharkiv, Poltava, Vinnytsia, Odesa dhe Mykolaiv, ka njoftuar ushtria ukrainase.
Bëhet e ditur se Kharkivi së fundmi ka dhënë alarmin për sulmin më të gjatë rusë ajror që nga fillimi i pushtimit.
Madje, qyteti ka qenë në shënjestër gjithnjë e më shumë këtë pranverë, me Rusinë e cila i ka intensifikuar sulmet ajrore, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Siç ka raportuar guvernatori rajonal i Kharkivit, Oleh Syniehubov, nga sulmet e fundit ruse kanë mbetur të dëmtuara pesë ndërtesa.
Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima dhe situata thuhet të jetë stabilizuar.
Kjo është konfirmuar edhe nga vetë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Russia has not stopped terrorizing our people for a single week in more than two years of this war.
Russia tries to expand the war while consistently making empty statements about peace. We must use all available means to force Russia to make a real and just peace. Our defense… pic.twitter.com/2zRInTug1n
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) May 17, 2024
“Ne duhet të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të detyruar Rusinë të bëjë një paqe të vërtetë dhe të drejtë”, tha Zelensky.