Site icon Telegrafi

Ukraina rrëzoi gjatë mbrëmjes së kaluar 13 raketa dhe një dron rus

Forcat ukrainase rrëzuan 13 raketa dhe një dron zbulues të Rusisë, pretendojnë Forcat Ajrore të Ukrainës.

Katër bombardues TU-95 goditën 13 raketa Kh-101/Kh-555 nga Deti Kaspi gjatë një beteje ushtarake në rajonin e Khmelnytskyi.

Të gjitha u shkatërruan, kryesisht mbi rajonin e synuar, sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, raporton skynews.

Lexo po ashtu Senatorët amerikanë paralajmërojnë Rusinë: Do të hyni në luftë me NATO-n nëse përdorni armë bërthamore në Ukrainë

Bazuar në raportet e Administratës Ushtarake Rajonale të Khmelnytskyi, sulmi ajror ndodhi midis orës 03:00 dhe 04:00, sipas kohës lokale.

Ushtria eliminoi gjithashtu një dron zbulues të një lloji të papërcaktuar, njoftuan Forcat Ajrore.

Ndryshe, Ukraina ka nisur një kundërsulm ndaj forcave të armatosura ruse duke rikthyer nën kontroll territoret e pushtuara prej Rusisë. /Telegrafi/

Exit mobile version