Këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se propozimi i palës ruse që Ukraina ta adoptojë stilin austriak të neutralitetit, është i papranueshëm për Ukrainën.
Mykhailo Podoliak, anëtar i ekipit negociator të Ukrainës, ka thënë për mediat lokale se çfarëdo marrëveshje paqeje duhet të garantoj dhe mbroj sovranitetin e Ukrainës, transmeton Telegrafi.
“Në i kuptojmë tentimet të partnerëve tanë për të mbetur aktiv në procesin e negociatave. Ukraina është në luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë”, tha Podoliak.
“Për këtë arsye modeli ‘ukrainas’ është i vetmi legjitim që garanton sigurinë. Nuk ka modele tjera apo opsione”, tha ndër tjera këshilltari i presidentit ukrainas.
Orë më parë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pati deklaruar se Rusia është e hapur për marrëveshje paqe që parasheh ruajtjen e neutralitetit të Ukrainës sikurse modeli i Austrisë, por një propozim i tillë është refuzuar nga pala ukrainase. /Telegrafi/