Site icon Telegrafi

Ukraina raporton përparime në lindje

Forcat ukrainase thuhet se kanë avancuar në zonën kufitare midis rajoneve Donetsk dhe Zaporizhzhia – dhe jo vetëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Oleksandr Shtupun, zëdhënës i Grupit të Forcave Tavriisk, raportoi përparime në drejtimet e:

Novoprokopivka (në jug të qytetit të Orikhiv, në rajonin e Zaporizhzhia)

Mala Tokmachka (në juglindje të Orikhiv)

Ocheretuvate (në juglindje të Orikhiv)

Urozhaine (në jug të Velyka Novosilka, në rajonin e Donetsk)

Robotyne (në jug të Orikhiv)

Ai tha gjithashtu se Ukraina kishte arritur suksese të paspecifikuara pranë Staromayorske (në jug të Velyka Novosilka), Berdiansk (në zonën kufitare Donetsk-Zaporizhzhia) dhe një vendndodhje të paspecifikuar në drejtimin Melitopol.

Ofensivat po vazhdojnë gjithashtu në drejtimin Bakhmut, ka shtuar Shtupun.

Kështu, Ukraina po vazhdon operacionet kundërofensive në jug dhe lindje të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version