Telegrafi

Ukraina pushton qytetin rus më të madh deri tani, deklaron Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se trupat e Kievit kanë pushtuar qytetin rus Sudzha në rajonin e Kurskut.

Qyteti është më i madhi mbi të cilin Ukraina ka marrë kontroll deri më tani, me një popullsi prej rreth 5,000 banorësh.

Ndryshe, së fundmi një kanal ukrainas i lajmeve publikoi një video që shfaqte ushtarët duke hequr flamujt rusë nga një ndërtesë administrative në qytet, duke thirrur “lavdi Ukrainës, lavdi heronjve”, shkruan skynews.

Sudzha është afërsisht 104 kilometra në jugperëndim të qytetit rajonal të Kurskut.

Gazi natyror rrjedh nga fushat e gazit të Siberisë Perëndimore nëpërmjet tubacioneve që kalojnë përmes Sudzha dhe kalojnë kufirin ukrainas në sistemin e Ukrainës.

Siç raportohet, në ofensivën brenda territorit rus, Ukrainës i është dhënë leja nga Mbretëria e Bashkuar që të sulmojë edhe me tanket britanike Challenger 2. /Telegrafi/