Forcat e armatosura të Ukrainë kanë dhënë statistikat e fundit, sa i përket dëmeve që ia kanë shkaktuar forcave ruse që nga fillimi i agresionit rus.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, beson se Moska ka pësuar dëme të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Më poshtë ju sjellim listën e plotë të publikuar nga autoritetet ukrainase, sa i përket bilancit në luftimet me forcat ruse:
5,840 trupa ruse të vrarë
30 aeroplanë të shkatërruar
31 helikopterë
Mbi 211 tanke
862 mjete të blinduara (APV)
85 sisteme artilerie
9 sistem kundërajrore
355 mjete të lehta patrulluese
40 raketahedhës (janë kapur). /Telegrafi/