Dronët ukrainas detar kanë dëmtuar dy anije ruse në Krime në një sulm gjatë natës së kaluar, ka thënë agjencia e inteligjencës ushtarake të Ukrainës.
“Si rezultat i një operacioni gjatë natës në territorin e Krimesë së pushtuar përkohësisht, anijet e vogla amfibe të Flotës ruse të Detit të Zi u goditën nga ushtarët”, njoftoi agjencia e inteligjencës përmes Telegramit.
Shkalla e dëmit nuk është e qartë. Anijet ishin të ngarkuar me automjete të blinduara, raporton skynews.
Raporti nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur dhe nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga autoritetet ruse.
Kujtojmë se Moska ka aneksuar gadishullin e Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.
Ndryshe, Flota e Detit të Zi e ka selinë në qytetin e Krimesë, Sevastopol. /Telegrafi/
2 russian small landing ships were hit by sea drones in Crimea🔥
The ships carried crews and armored vehicles, including the BTR-82.
Occupiers used these ships for air defense purposes in the Black Sea utilizing Tor-M2 anti-aircraft missile systems.Great job, @DI_Ukraine! pic.twitter.com/AcAFoWJqnF
— Defense of Ukraine (@DefenceU) November 10, 2023