Andrij Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, konfirmoi sot se Ukraina shkëmbeu 36 robër lufte me Rusinë.
Gjithashtu bëhet e ditur se në këtë rast janë përfshirë edhe mbrojtësit e fabrikës së çelikut, Azovstal në Mariupol, të cilët për muaj të tërë i rezistuan sulmeve të dhunshme nga forcat superiore ruse.
Mbrojtësit e Azovstal kanë qenë në robërinë ruse që nga rënia e Mariupolit në duart ruse.
Returned 36 our citizens from the Russian captivity, one civilian and 35 military personnel.
Among them are Mariupol and "Azovstal" defenders, as well as national guards captured at the Chernobyl nuclear power plant in early days of the invasion. pic.twitter.com/q8eX5NCICz— Andriy Yermak (@AndriyYermak) November 23, 2022
“Sot kemi kthyer 36 qytetarë tanë nga robëria ruse. Një civil dhe 35 ushtarë. Mes tyre janë mbrojtësit e Mariupolit dhe Azovstalit, ashtu si pjesëtarët e gardës kombëtare që u kapën pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit në fillim të luftë”, tha Yermak duke publikuar edhe imazhe të ushtarëve të liruar.
Theksojmë se forcat ruse kanë bombarduar gjatë ditës së sotme kryeqytetin ukraina, Kievin, duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka kërkuar takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili pritet të mbahet gjatë ditës së sotme. /Telegrafi/
The head of the office of the President of #Ukraine Ermak confirmed the exchange of prisoners of war, which was previously announced by Gauleiter Pushilin. pic.twitter.com/SrjJgvQjUo
— NEXTA (@nexta_tv) November 23, 2022