Ushtria ukrainase ka publikuar një video kushtuar çlirimit të Khersonit.
Në të theksohet se banorët e Khersonit nuk iu dorëzuan kurrë pushtuesve rusë dhe kujton se ukrainasit në Kherson protestuan kundër pushtimit rus.
“Ne kurrë nuk kemi hequr dorë. Një popull, një vend, një luftë. Deri sa të jetë e nevojshme”, thuhet ndër tjerash video, ku shfaqen pamjet e banorëve të Khersonit duke pritur me gëzim çlirimtarët, përcjell Telegrafi.
“Kjo është arsyeja pse Ukraina do të fitojë”, është thënë më tej.
Ndryshe, ushtarët ukrainas janë mirëpritur në Kherson nga banorë të gëzuar, pasi Rusia tha se ishte tërhequr plotësisht nga qyteti kyç jugor.
We will never abandon those who are caught in the jaws of a monster. We will fight for each and every one of our beautiful-as-the-universe people. pic.twitter.com/Gh31K0RFWY
— Defense of Ukraine (@DefenceU) November 12, 2022
Disa pamje të publikuara tregonin vendasit në rrugë, duke mbajtur flamurin kombëtar të Ukrainës dhe duke brohoritur ndërsa trupat e Kievit mbërrinin.
Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal i marrë nga Rusia pas agresionit të filluar në fund të shkurtit ndërkohë që tërheqja është parë si një nga “dështimet” më të mëdha të luftës.
Moska tha se 30,000 personel ishin nxjerrë nga zona – si dhe rreth 5,000 pjesë të pajisjeve ushtarake, armatimit dhe aseteve të tjera.
Shtëpia e Bardhë përshëndeti atë që e quajti një “fitore të jashtëzakonshme”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti atë një “ditë historike”. /Telegrafi/