Site icon Telegrafi

Ukraina pritet ta shkarkojë ministrin e Mbrojtjes pas skandalit me tenderin për rroba të ushtrisë

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov do të duhej që të shpejti të shkarkohet, njoftoi Ukrainska Pravda (UP) duke cituar burime qeveritare.

Detyrat e tij me gjasë do t’i marrë kreu i Fondit të Pronës Shtetërore, Rustem Umerov, transmeton Telegrafi.

Pravda shkruan se Parlamenti ukrainas javën e ardhshme do të duhej të shqyrtonte largimin e ministrit aktual të Mbrojtjes.

Në fakt, Parlamenti emëron dhe shkarkon ministrat me kërkesë të anëtarëve të saj. Deri atëherë kryes i detyrës do të jetë zëvendësi i parë i ministrit të Mbrojtjes, gjenerali Oleksandr Pavluk.

Lexo po ashtu Inteligjenca ukrainase identifikon 3.500 persona të lidhur me zgjedhjet e “rreme” në qytetet e pushtuara nga rusët

Reznikov pritet që të emërohet ambasador i Ukrainës në Britaninë e Madhe. UP citon burime nga kabineti i Volodymyr Zelenskyt, që thonë se Renizkov do të largohet për shkak të skandalit.

Sipas hulumtimit të Dzerkalo Tyzhnia të publikuar në fillim të këtij muaji, ministria në shtator të vitit të kaluar kishte lidhur marrëveshje me kompaninë turke për blerjen e rrobave të dimrit për ushtrinë në vlerë prej 33 milionë dollarë, që më vonë doli të jenë rroba të verës.

Hulumtimi ka zbuluar dëshmi për ndryshimin e paautorizuar të çmimit, ku disa pallto që kapin vlerën e rreth 29 dollarëve në disa dokumente janë shkruar me çmim prej 86 dollarëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version