Site icon Telegrafi

Ukraina prezanton tanket e saj të përmirësuara Leopard 1

Brigada e 5-të e ushtrisë ukrainase ka prezantuar për opinionin për herë të parë tankun e përmirësuar Leopard 1A5V, duke bërë kështu edhe demonstrimin e parë publik të këtij mjeti të modernizuar.

Që nga fillimi i luftës që e nisi Rusia në shkurt të vitit 2022, Ukraina ka marrë afro 200 tanke të prodhuara në të 80-at të tipit Leopard 1A5 MBT përmes konsorciumit gjermano-danez, transmeton Telegrafi.

Ata përbënin deri më tani pjesën më të madhe të marrjes së tankeve të stilit perëndimor nga Ukraina, të numëruara më shumë se T-64 dhe T-72 që Ukraina ose i trashëgoi nga Bashkimi Sovjetik ose të siguruara nga ish-aleatët evropianë të Paktit të Varshavës.

Pavarësisht numrit të madh të tankeve të ofruara, dizajni 50-vjeçar u dëshmua veçanërisht i prekshëm ndaj armëve moderne dhe dronëve.

Ai ka gjithashtu pikat e tij të forta, jo vetëm shpejtësinë dhe armatimin kryesor me topin 105 mm L7 të projektuar shumë saktë.

Tanket mund të arrijnë shpejtësi deri në 70 km/h dhe mund të japin goditje të sakta në rreze deri në 4 kilometra.

Përmirësimet ukrainase kanë bërë një rrugë të gjatë drejt tejkalimit të dobësive ekzistuese për të prodhuar një tank që mund të krahasohet me MBT më të mirë, që Kievi ka në dispozicion.

Këta Leopardë janë pajisur me shufra të blinduara shtesë dhe ekrane mbrojtëse, për t’iu kundërvënë armëve moderne antitank dhe dronëve rusë që pushtojnë fushëbetejën ukrainase. /Telegrafi/

Exit mobile version