Ukraina ka publikuar raportin më të fundit sa i përket humbjeve që ia ka shkaktuar Rusisë si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.
Pretendohet se 19.500 ushtarë rusë të jenë vrarë dhe 1.923 mjete të blinduara janë shkatërruar nga ushtria ukrainase, transmeton Telegrafi.
Pajisje tjera ushtarë janë “zhdukur nga faqja e dheut”, përfshirë 137 helikopterë, 725 tanke dhe 154 aeroplanë.
Muajin e kaluar, Rusia bëri të ditur se 1.351 ushtarë i janë vrarë në Ukrainë, derisa NATO vlerëson se mbi 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë që kur Moska filloi pushtimin e Ukrainës gjatë 24 shkurtit. /Telegrafi/
Information on Russian invasion
Losses of the Russian armed forces in Ukraine, April 11 pic.twitter.com/g88SwPo0k1
— MFA of Ukraine 🇺🇦 (@MFA_Ukraine) April 11, 2022