Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dhënë “lajme të mira” nga vija e parë e frontit të luftës.
Ai sapo ka publikuar një video në Telegram të ushtarëve ukrainas, të cilët thonë se kanë rimarrë fshatin Staromaiorske nga forcat e Rusisë.
Staromaiorske ndodhet në pjesën më të largët perëndimore të rajonit të Donetskut, raporton skynews.
Our South!
Our guys!
Glory to Ukraine!
🇺🇦🇺🇦🇺🇦 pic.twitter.com/GUg83fXEk0— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 27, 2023
Ushtarët dëgjohen duke thënë, “Brigada 35 dhe batalioni vullnetar “Arei” çliruan fshatin Staromaiorske. Lavdi Ukrainës! Lavdi heronjve!”
Disa orë më parë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se rusët kishin nisur një sulm ajror.
Zëdhënësi i saj gjithashtu deklaroi se forcat ruse po pësonin humbje dhe po tërhiqnin trupat e tyre nga rajone të ndryshme. /Telegrafi/