Ushtria ukrainase thotë se ka kryer një sulm të fuqishëm në Ishullin Gjarpri në Detin e Zi, duke i shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse.
Në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka konfirmuar sulmin – duke mos dhënë detaje për operacionin, transmeton Telegrafi.
Ishulli i Gjarprit ishte bërë hit në internet qysh në ditën e parë të pushtimit rus në Ukrainë, pasi një ushtar ukrainas i kishte thënë ekuipazhit të luftanijes ruse që të “pir…”.
Ishte pikërisht ushtari ukrainas Roman Hrybov, që me tërë forcën tentoi ta mbrojë ishullin nga pushtuesit rusë.
Madje u bërë simbol i rezistencës në Ukrainë, duke mos iu trembur syri përballë luftanijes ruse – ku edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka dekoruar me medalje për trimëri. /Telegrafi/