Site icon Telegrafi

Ukraina pretendon se ka eliminuar 690 ushtarë rusë në 24 orët e fundit

Ukraina pretendon se ka vrarë 690 ushtarë rusë në 24 orët e fundit.

Në raportin ditor lidhur me humbjet që i janë shkaktuar forcave ruse si në personel ushtarak ashtu dhe në makineri luftarake, ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka njoftuar se 139.770 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës.

Gjithashtu kanë njoftuar se kanë shkatërruar 3.290 tanke, 6.507 mjete të blinduara si dhe 298 aeroplanë luftarakë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Sistemi raketor rus hidhet në erë nga ukrainasit, shpërthim masiv i municionit kur goditet nga artileria e Kievit

Deri më tani ushtria ruse nuk ka pranuar të japë informacione, e as raporte lidhur me humbjet në fushëbetejë.

Megjithatë pak media të pavarura ruse vazhdimisht raportojnë për humbje të mëdha, të cilat Kremlini tenton t’i fshehë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version