Ukraina pretendon se të paktën 250 ushtarë rusë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, ku numri total i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë nga fillimi i agresionit, ka shkuar në 32.750.
Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar raportin më të fundit, sa i përket humbjeve që ia kanë shkaktuar Rusisë si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake, transmeton Telegrafi.
Megjithatë numrat e publikuar nga Kievi, dallojnë nga ato që kohë pas kohe i publikojnë agjencitë e inteligjencës amerikane.
Ndryshe në Ukrainë edhe sot po vazhdojnë luftimet e ashpra mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.
E për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus, është hapur një korridor humanitar në Severodonetsk. /Telegrafi/