Site icon Telegrafi

Ukraina pret sulme të reja ajrore, besohet se Rusia do të inskenojë incident me Moldavinë për të fajësuar ukrainasit

Sirenat që paralajmërojnë për sulme ajrore janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nëpër qytetet e Ukrainës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, mbrëmë i është drejtuar kombit duke theksuar se janë të gatshëm për konflikt në lindje të vendit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Momenti kur ushtria ukrainase hedh në erë tankun rus

Sirenat janë dëgjuar në Lyviv, Kiev, Dnper dhe Zaporzhzhia. Pritet që ushtria okupatore të vazhdojë të godet infrastrukturën e Ukrainë, e për sot janë dakorduar për nëntë korridore të evakuimit në rajonin e Donetsk, Luhansk dhe Zaporzhzhia.

Rusët gjatë ditëve të fundit kanë goditur objektivat që ukrainasit i përdornin për evakuim, siç është stacioni i trenat dhe të ngjashme.

Lexo po ashtu Këshilltari i presidentit ukrainas: Zelensky dhe Putin mund të takohen vetëm pas betejës së ashpër të Donbasit

Në 24 orët e fundit, në rajonin e Donetsk dhe Luhansk, ushtria ukrainase ka ndërprerë katër sulme duke shkatërruar pesë tanke, tetë mjete të blinduar dhe gjashtë tjera mjete tjera motorike e tetë topa. Në këtë rajon, rusët kanë tentuar të kryejnë disa sulme të reja.

Mediat lokale raportojnë se Rusia mund të organizojë provokime në rajonin përgjatë Moldavisë, për ta fajësuar Ukrainën për agresionin mbi shtetin fqinj. /Telegrafi/

 

Exit mobile version