Një dërgesë e re armësh nga Britania e Madhe ka mbërritur në Ukrainë.
Kështu ka njoftuar ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov, i cili ka dhënë edhe disa detaje rreth armatimit.
“Disa raketahedhës me shumë fuçi M270 kanë arritur në Ukrainë”, tha Reznikov.
UK promised, UK delivered! 🇺🇦🤝🇬🇧
More M270 MLRS arrived in Ukraine. Thanks to @BWallaceMP and all the 🇬🇧 people! Your support is amazing and so important for Ukraine. Our #UAarmy will skillfully use this "replenishment" at the battlefield.
P.S. More “gifts” will arrive soon. pic.twitter.com/DvVIpz6XjK— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) August 12, 2022
Ai falënderoi ministrin e Mbrojtjes, Ben Wallace dhe popullin britanik për donacionin që ishte premtuar më parë.
“Mbështetja juaj është kaq e rëndësishme për Ukrainën. Ushtria jonë do ta përdorë me shkathtësi këtë ‘zëvendësues’ në fushën e betejës”, tha Reznikov.
Ndryshe, Britania e Madhe ka bërë të ditur se forcat ruse kanë humbur tetë aeroplanë gjatë sulmeve të suksesshme të ushtrisë ukrainase për të rimarrë Krimenë. /Telegrafi/