Ukraina po punon aktivisht për krijimin e raketës Trembita, e cila do të sigurojë pavarësinë ushtarake të vendit në rast të reduktimit të mbështetjes perëndimore.
Trembita është një raketë kompakte dhe efikase gjersa ka kosto prej 10 mijë dollarëve, shumë më e lirë se ATACMS, i cili kushton mbi 1 milion dollarë, raporton The Telegraph.
Versioni aktual ka një gamë prej 150 kilometrash, por një version me një gamë prej 650 kilometra, që mund të arrijë Moskën, është në zhvillim.
Avantazhi kryesor i Trembitës është kapaciteti i saj për prodhim në masë pa financim të jashtëm, një faktor kyç për shkak të kufizimeve në furnizimet me armë perëndimore.
Ndërkohë që municionet e ofruara nga Perëndimi janë përdorur nga Ukraina për goditje të sakta ndaj bunkereve dhe qendrave komanduese, Trembita është projektuar për qëllime më të mëdha, si fabrikat dhe bazat ushtarake.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/