Telegrafi

Ukraina po rifiton territorin në rajonin e Kievit, thotë komandanti i ushtrisë

Forcat ukrainase po marrin përsëri territor nga forcat ruse në Irpin, Kiev dhe rajonin e Kievit, ka thënë një komandant i ushtrisë ukrainase.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Oleksandr Syrskyi tha se gati 95 për qind e Irpin – një qytet pranë Kievit – ishte përsëri nën kontrollin ukrainas.

Irpin ka qenë një pikë e nxehtë për luftimet me trupat ruse dhe ka pësuar sulme ajrore intensive.

“Territori i kontrolluar nga ne është shumë më i madh se sa ishte në fillim të agresionit. Nuk është vetëm Kievi dhe rajoni i Kievit, ne jemi tani në kufijtë administrativë të rajoneve Chernihiv dhe Zhytomyr”, tha Syrskyi.

Megjithatë, ai bëri thirrje që Perëndimi t’i jap më shumë armë Ukrainës.

“Ne po përdorim mijëra raketa çdo ditë dhe padyshim që kemi nevojë për ndihmë me rifurnizimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore, sistemeve antitanke, mjeteve rezonancë artilerie dhe shumë më tepër”, tha ai. /Telegrafi/