Site icon Telegrafi

Ukraina po përpiqet të krijojë lidhje me aleatin historik të Rusisë, Indinë

“Ukraina është e interesuar të forcojë lidhjet tregtare dhe ekonomike me Indinë”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Kjo deklaratë e presidentit ukrainas vjen ndërsa Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, ka mbërritur në New Delhi në përpjekje për të rritur dhe forcuar lidhjet me Indinë dhe homologun e tij indian, Subrahmanyam Jaishankar.

Vizita e tij vjen një javë pasi kryeministri Narendra Modi pati një bisedë telefonike me presidentin ukrainas dhe atë rus, Vladimir Putin.

Ndryshe, deri më tani India i është shmangur kritikave të Moskës për luftën në Ukrainë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Në vend të kësaj, ajo ka theksuar nevojën për diplomaci dhe dialog për t’i dhënë fund konfliktit.

Gjithashtu, India është shprehur e gatshme për të kontribuar në arritjen e një paqeje dhe për të ofruar ndihma humanitare, pasi nën qeverisjen e Modit e ka promovuar veten si një lojtar global që mund të ndërmjetësojë luftën në Ukrainë.

Por, shteti indian edhe ka rritur angazhimet me fuqitë perëndimore si SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

Bëhet e ditur se Ukraina është e interesuar në forcimin e lidhjeve tregtare dhe ekonomike me Indinë, veçanërisht në eksportet bujqësore, aviacion dhe tregtinë e produkteve farmaceutike dhe industriale. /Telegrafi/

Exit mobile version