Pasi u bë 1 vit prej kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, kjo e fundit po përgatitet për një ofensivë të mundshme ruse.
Dhe për këtë më së miri e dëshmon një video e cila tregon se si ukrainasit po e bënin e shkarkimin e minave anti-tank, transmeton Telegrafi.
#Ukraine prepares for a possible #Russian offensive. The video shows the unloading of anti-tank mines. pic.twitter.com/wx01NqoHqF
— NEXTA (@nexta_tv) March 1, 2023
Ndërkaq, ditë më parë Polonia dorëzoi grupet e para të tankeve të shumëkërkuara Leopard 2, për të cilat Gjermania posedon licencën.
Tanket moderne mendohet se do të ndryshojnë lojën në Ukrainë.
Ukraina prej kohësh i ka kërkuar këto tanke derisa gjithashtu i ka bërë thirrje Perëndimit për t’a furnizuar edhe me aeroplanë luftarakë, mirëpo që kjo kërkesë deri më tani nuk është aprovuar. /Telegrafi/