Ushtria ukrainase sërish ka nën kontroll aeroportin e Hostomelit, e pas rikthimit të tyre në këtë qytet, ekipet e gazetarëve vizituan hangarët dhe atë që ka mbetur nga Antonov An-225, i njohur si Mriya (Ëndrra), aeroplani që dikur ishte më i madhi në botë.
Aeroplani transportues i Ukrainës ishte i vendosur në hangarin e aeroportin Hostomel të Kievit, që pas pushtimit rus u bë “vatër” e luftimeve të vazhdueshme, transmeton Telegrafi.
Kompania ukrainase ka vlerësuar se shpenzimet e riparimit të fluturakes kapin vlerën e 3 miliardë dollarëve.
Forcat ruse tani janë tërhequr nga aeroporti, kurse BBC ka vizituar të shtunën “rrënojat” e aeroplanit në hangar.
Kujtojmë që aeroplani më i madh transportues në botë – Antonov An-225 Mriya, është përfshirë nga zjarri pas sulmeve ajrore ruse që kishin për objektiv hangarin e aeroportit Hostomel. /Telegrafi/
This is the latest video inside the An-225 Mriya hangar at Antonov Airport. pic.twitter.com/qmARgjLg5l
— Pro-Russian & Chinese (@Military9News) April 3, 2022