Telegrafi

Ukraina planifikon sot nisjen e një operacioni, për nxjerrjen e civilëve nga fabrika e çelikut në Mariupol

Ukraina planifikon sot të fillojë një operacion për nxjerrjen e civilët nga fabrika e çelikut në Mariupol.

Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se planifikohet një “operacion” për evakuimin e civilëve nga fabrika Azovstal, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Rrëfimi i padëgjuar i presidentit ukrainas, Zelensky thotë se ishte afër kapjes kur parashutistët rusë ranë në Kiev

Qindra civilë besohet se kanë ngecur brenda strehimores nëntokësore në kompleksin e fabrikës – që ukrainasit thonë se janë bombarduar vazhdimisht nga forcat ruse.

E tentimet e mëparshme për evakuimin e civilëve nga kjo fabrikë kanë dështuar – ku të dyja palët Ukraina dhe Rusia fajësonin njëra-tjetrën për këtë dështim. /Telegrafi/