Site icon Telegrafi

Ukraina pjesërisht largon trupat ruse nga qyteti Kharkiv

Forcat ukrainase kanë zmbrapsur pjesërisht trupat ruse nga qyteti Vovchansk në rajonin e Kharkiv, ka thënë ushtria ukrainase.

Në një përditësim mbi situatën në fushën e betejës, ushtria tha se gjithsej 18 sulme ruse u zmbrapsën ndërsa përleshjet luftarake aktive po vazhdojnë në pjesët veriore dhe veriperëndimore të qytetit.

Analisti britanik ushtarak, Michael Clarke, tha se Ukraina ishte në gjendje të zmbrapste përparimet ruse duke ridrejtuar trupat drejt jugut.

“Pjesë të brigadave të tyre më të mira janë dërguar në veri për të frenuar valën”, tha ai, raporton skynews.

Më herët, kreu i forcës policore të Ukrainës në rajonin e Kharkiv e përshkroi situatën në qytetin e Vovchansk si “jashtëzakonisht të vështirë”.

Oleksiy Kharkivskiy, shefi i policisë patrulluese të Vovchansk, tha se forcat ruse po vendosnin pozicione brenda qytetit. /Telegrafi/

Exit mobile version