Ukrainës i janë shkaktuar dëme mbi 10 miliardë dollarë që nga fillimi i pushtimit rus – duke shkatërruar infrastrukturën e këtij vendi, kanë njoftuar zyrtarë ukrainasë.
Ministria ukrainas i Infrastrukturës, ka thënë se sipas vlerësimeve më të fundit nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, shuma e dëmeve materiale shkon në dhjetëra miliardë dollarë, transmeton Telegrafi.
Kjo deklaratë është bërë publike, në kohën kur ministri i Brendshëm ukrainas njoftoi se 4 mijë civilë akoma kanë nevojë të evakuohen nga Kievi – për të shkuar drejt rajoneve më sigurta.
“Rusia po bën gjithçka që të parandalojë hapjen e korridoreve humanitare”, ka shtuar ministri i Brendshëm ukrainas. /Telegrafi/